ÇFARË ËSHTË?
Oferta është e vlefshme për 3 muajt e parë të plotë për paketat DIGI- FI 100, DIGI- FI 300 dhe DIGI-FI GIGABIT. Zbritjet aplikohen për pagesat mujore duke filluar nga muaji i dytë deri dhe përfshirë muajin e katërt. Muaji i parë faturohet me pagesë normale në bazë të ditëve të përdorimit të shërbimit duke filluar nga data e instalimit. Tarifa e instalimit, tarifa e registrimit, modemi, dekoderi i IPTV si dhe produktet shtesë si telefoni dhe IP statike nuk janë pjesë e ofertës.
SI FUNKSIONON?
- Proçesi i kontratës online është i drejtpërdrejtë dhe intuitiv. Verifikoni zonën e mbulimit nëse jeni brenda zonës që Digicom ofron shërbim. Zgjidhni nëse jeni familje/individ apo mikrobiznes. Ofertat janë të njëjta për të dy kategoritë. Zgjidhni më pas paketën që dëshironi DIGI-FI 100, DIGI-FI 300 apo DIGI-FI GIGABIT. Zgjidhni tipin e kontratës, 12 apo 24 mujore. Zgjidhni mënyrën e pagesës: me këste mujore, parapagim 6 ose 12 mujor. Shtoni produkte të tjera sipas kërkesave tuaja, IPTV, Telefoni apo IP Statike.
- Vijoni me proçesin e futjes së të dhënave personale. Mbasi zgjidhni produktin ju kërkohet të plotësoni të dhënat personale sipas zgjedhjes fillestare që keni bërë për kontratë familjare apo mikrobiznes (për personat fizikë dhe juridikë). Është mirë të keni gati paraprakisht një foto të kartës së identitetit, telefonin celular, dhe numrin e NIPT për mikrobizneset sepse janë të dhëna që kërkohen gjatë proçesit të aplikimit. Mikrobizneset duhet të specifikojnë emrin e tyre siç është regjistruar në QKB si dhe emrin e personit të autorizuar/administratorit si dhe telefonin celular në pronësi të personit të autorizuar/administratorit në momentin e aplikimit.
- Proçesi i aplikimit mundëson firmosjen me dorë apo me laps të posaçëm për ata që aplikojnë përmes aparateve touchscreen. Për ata që aplikojnë nga aparate jo touchscreen ofrohet mundësia e futjes edhe vetëm të inicialeve të emrit. Butoni pastro jep mundësinë që ta fshini dhe përsërisni firmosjen nëse dëshironi.
- Në vijim do t’ju kërkohet të konfirmoni të dhënat tuaja përmes një kodi PIN 4 shifror që do t’ju dërgohet në numrin tuaj personal celular.
- Në përfundim të proçesit të futjes së të dhënave do t’ju dërgohet një email me kontratën elektronike në formatin PDF. Kujdes, nëse nuk merrni një email brenda pak minutash nga aplikimi telefononi numrin tonë të kujdesit të klientit 045 600 110 për të verifikuar adresën e saktë të email dhe të dhënat tuaja do të azhornohen në rast gabimesh të mundshme gjatë aplikimit.
- Stafi ynë i kujdesit të klientit do t’ju telefonojë për të konfirmuar kohën e instalimit dhe një link do t’ju dërgohet për mënyrën dhe afatet e pagesës për shërbimet e kërkuara.
Shënim i rëndësishëm: Elementë të detyrueshëm të identifikimit tuaj dhe aprovimit të kësaj kontrate janë të dhënat tuaja personale të futura në aplikim, pranimi i kushteve të përgjithshme të kontratës duke markuar kutinë përkatëse, numri celular i deklaruar gjatë aplikimit dhe i verifikuar përmes dërgimit të kodit 4 shifror me SMS, adresa juaj e email, karta juaj e identitetit, pagesa paraprake e kryer dhe formulari i marrjes në dorëzim të shërbimit me përfundimin e instalimit dhe aktivizimin e shërbimit.