Aplikacioni Digicom TV
From television to many visions

Bëhuni gati për një përvojë plot emocion, me shërbimin më të ri DIGICOM TV.
Përjetoni risinë më të fundit nga DIGICOM në çdo kohë, kudo e në disa pajisje njëkohësisht: TV, tablet ose mobile. Kombinimet e pajisjeve i bëni sipas dëshirës
Shijoni programacionin e pasur me filma, seriale, dokumentarë, argëtim për fëmijë, sport dhe magjinë e eventeve të preferuara.
E nëse për serialin që ke pritur nuk ke kohë? Mos u shqetëso! Catch-Up TV ju lejon të shikoni programet kur ju keni mundësi, deri në 3 ditë pas transmetimit të tyre.
Shkarko tani aplikacionin DIGICOM TV ne App store ose Google Play dhe shijo argëtim pa limit për të gjithë familjen, nga kudo ku ndodhesh.

Përjeto një realitet të ri me shpejtësinë 2.5 Giga dhe teknologjinë Wi-Fi 6

Për herë të parë në Shqipëri Digicom sjell shërbimin më të ri të internetit me shpejtësi 2.5 Giga. Infrastruktura jonë e rrjetit siguron shpejtësinë më të larte dhe të qëndrueshme te internetit, duke ju ofruar besueshmërinë dhe stabilitetin që meritoni. Nëse jeni adhurues i lojrave online, punoni nga shtëpia apo në zyrë, dëshironi te keni ne lidhje shume paisje apo perdorues, paketa jonë e internetit 2,5 Gigabit është zgjedhja ideale për një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Aktivizo funksionalitetin e ri “Kontrolli Prindëror“ në Digicom UP

Menaxhimi i kohës para ekranit të fëmijës tuaj nuk ka qënë kurrë më i lehtë.
Digicom Up vjen me funksionalitetin më të ri të Kontrollit Prindëror.
Nëpërmjet këtij funksionaliteti ju mund të menaxhoni kohën e qëndrimit në internet të fëmijëve tuaj, duke vendosur kufizime kohore të aksesit në internet sipas preferncës.
Me Kontrollin Prinderor ju mund te vendosni limite ditore dhe te krijoni orare unike.
Shkarko tani Digicom Up në Play Store dhe App Store dhe aktivizo Kontrollin Prindëror duke klikuar ketu.

PËRSE DUHET TË MARRËSH INTERNET ME 100% FIBËR OPTIKE NGA DIGICOM


Rrjeti i së ardhmes

Rrjeti ynë me 100% Fibër Optike mund të përmbushë kërkesat për shpejtësi sot dhe çdo nevojë për shpejtësi që do të kërkohet nga teknologjitë e së ardhmes.

 

Më shpejt se shpejt

Shpejt për ne do të thotë:

  • Internet Super i Shpejtë.
  • Super Upload.
  • Me 100% FIBËR OPTIKE!

Vlerat tona

  • Ne ndërtojmë sot standartet e së ardhmes.
  • Sjellim inovacion për të qenë përherë të parët.
  • Kujdesemi me pasion për ju.
  • Jemi transparentë.

Shijo 100% çfarë do

  • Lundro pa asnjë vonesë.
  • Luaj online si të jesh brenda në lojë.
  • Shiko më në fund filmat e tu të preferuar me cilësi 4K.
  • Të gjitha këto, tashmë me mundësinë për t’i bërë në të njëjtën kohë.

Paketat DIGI-Fi

Për ju që kërkoni shërbim të qëndrueshëm 100% me fibër optike ju prezantojmë me paketat Fibër të Digicom.

Paketat e TV

Shumë paketa me programacion që mund t’i kombinoni me internetin si t’i dëshironi. Përmbajtje e larmishme për të gjithë.

Paketat e telefonisë

Zgjidhni telefoninë me 100% fibër optike për më shumë qëndrueshmëri dhe besueshmëri. Thuaj lamtumirë shërbimeve të shtrenjta.

Kush jemi ne

DIGICOM është një nga kompanitë më inovatore të komunikimit në Shqipëri. Kemi investuar për një rrjet të qëndrueshëm duke përdorur vetëm teknologjinë e rrjetit me fibra optike.

Jo shumë kompani kanë shansin për të ndryshuar jetën e njerëzve nëpërmjet inovacionit.

Ne e bëjmë!

Sepse ne ofrojmë atë që premtojmë!

ÇFARË ËSHTË?

Oferta është e vlefshme për 3 muajt e parë të plotë për të paketat DIGI- FI. Zbritjet aplikohen për pagesat mujore duke filluar nga muaji i dytë dhe zgjasin për tre muajt vijues, përshirë edhe muajin e katërt të abonimit. Muaji i parë faturohet me pagesë normale në bazë të ditëve të përdorimit të shërbimit duke filluar nga data e instalimit. Tarifa e instalimit, tarifa e registrimit, modemi, dekoderi i IPTV si dhe produktet shtesë si telefoni dhe IP statike nuk janë pjesë e ofertës.

SI FUNKSIONON?

  1. Proçesi i kontratës online është i drejtpërdrejtë dhe intuitiv. Verifikoni zonën e mbulimit nëse jeni brenda zonës që Digicom ofron shërbim. Zgjidhni nëse jeni familje/individ apo mikrobiznes. Ofertat janë të njëjta për të dy kategoritë. Zgjidhni më pas paketën që dëshironi: DIGI-FI 30, DIGI-FI 100, DIGI-FI 300 apo DIGI-FI GIGABIT. Zgjidhni kohëzgjatjen e kontratës, 12 apo 24 mujore. Zgjidhni mënyrën e pagesës: me këste mujore, parapagim 6 ose 12 mujor. Shtoni produkte të tjera sipas kërkesave tuaja: IPTV, Telefoni apo IP Statike.
  2. Vijoni me proçesin e futjes së të dhënave personale. Mbasi zgjidhni produktin ju kërkohet të plotësoni të dhënat personale sipas zgjedhjes fillestare që keni bërë për kontratë familjare apo mikrobiznes (për personat fizikë dhe juridikë). Është mirë të keni gati paraprakisht një foto të kartës së identitetit, telefonin celular, dhe numrin e NIPT për mikrobizneset sepse janë të dhëna që kërkohen gjatë proçesit të aplikimit. Mikrobizneset duhet të specifikojnë emrin e tyre siç është regjistruar në QKB si dhe emrin e personit të autorizuar/administratorit si dhe telefonin celular në pronësi të personit të autorizuar/administratorit në momentin e aplikimit.
  3. Proçesi i aplikimit mundëson firmosjen me dorë apo me laps të posaçëm për ata që aplikojnë përmes aparateve touchscreen. Për ata që aplikojnë nga aparate jo touchscreen ofrohet mundësia e futjes edhe vetëm të inicialeve të emrit. Butoni pastro jep mundësinë që ta fshini dhe përsërisni firmosjen nëse dëshironi.
  4. Në vijim do t’ju kërkohet të konfirmoni të dhënat tuaja përmes një kodi PIN 4 shifror që do t’ju dërgohet në numrin tuaj personal celular.
  5. Në përfundim të proçesit të futjes së të dhënave do t’ju dërgohet një email me kontratën elektronike në formatin PDF. Kujdes, nëse nuk merrni një email brenda pak minutash nga aplikimi telefononi numrin tonë të kujdesit të klientit 045 600 110 për të verifikuar adresën e saktë të email dhe të dhënat tuaja do të azhornohen në rast gabimesh të mundshme gjatë aplikimit.
  6. Stafi ynë i kujdesit të klientit do t’ju telefonojë për të konfirmuar kohën e instalimit dhe një link do t’ju dërgohet për mënyrën dhe afatet e pagesës për shërbimet e kërkuara.

Shënim i rëndësishëm: Elementë të detyrueshëm të identifikimit tuaj dhe aprovimit të kësaj kontrate janë të dhënat tuaja personale të futura në aplikim, pranimi i kushteve të përgjithshme të kontratës duke markuar kutinë përkatëse, numri celular i deklaruar gjatë aplikimit dhe i verifikuar përmes dërgimit të kodit 4 shifror me SMS, adresa juaj e email, karta juaj e identitetit, pagesa paraprake e kryer dhe formulari i marrjes në dorëzim të shërbimit me përfundimin e instalimit dhe aktivizimin e shërbimit.