Karriera

Gjej mundësinë

Digicom është kompani që rritet dhe kërkon punonjës dinamik dhe të përkushtuar.

Mundësi e re punësimi për të interesuarit!
Digicom, operatori i vetëm 100% me fibër optike, vijon të rritet si kompani dhe të kërkon ty të bëhesh pjesë e ekipit tonë.
Nëse je dinamik(e), i/e përkushtuar ndaj rezultateve dhe dëshiron të bëhesh pjesë e  Digicom të ftojmë të aplikosh për pozicionet e mëposhtme.

Ҫdo ditё po rritet numri i klientëve të cilët i besojnё teknologjisё sё rrjetit tonё me fibra optike dhe shërbimit që ne ofrojmë.

Sepse ne ofrojmë atë që premtojmë!

Pozicionet e lira:

DETYRAT KRYESORE

  • Harton dhe përditëson planin e shpërndarjes së automjeteve, sipas çdo departamenti dhe njësie.
  • Përgatit dhe administron Formularët e Dorëzimit për çdo automjet.
  • Sigurohet që për çdo automjet të shoqërisë, formulari të jetë me të dhënat e përditësuara dhe i firmosur nga përdoruesi më i fundit.
  • Harton dhe administron dokumentacionin për çdo automjet, duke mbajtur rekorde edhe për problematika të vecanta sipas rastit.
  • Harton dhe ndjek planin e shërbimeve të mirëmbajtjes për të gjitha automjetet e shoqërisë, duke siguruar vijimësinë normale të punës.
  • Ndjek të gjitha procedurat dhe sigurohet që çdo automjet të jetë i pajisur me dokumentacionin e duhur në rast kontrollesh (taksa, siguracione, kontroll teknik etj).
  • Ndjek dhe raporton periodikisht situatën e gjobave për çdo automjet, duke parandaluar ndonjë bllokim të mundshëm të mjetit për gjoba të papaguara.
  • Koordinohet me specialistin e logjistikës që ndjek GPS dhe kontrollon fletë udhëtimet, për çdo shenim që mund të jetë raportuar në fletë udhëtime nga përdoruesit e automjeteve.
  • Sigurohet që asnjë automjet të mos ketë mungesa në goma rezervë, krik, celës xhiro, kuti e ndihmës së shpejtë etj.
  • Mban dhe ndjek librin e shërbimeve për çdo automjet.
  • Kryen dhe raporton analiza për kostot e mirëmbajtjes për çdo automjet.
  • Përgatit relacione në rastet e dëmtimeve nga vetë përdoruesi i automjetit dhe i raporton ato në Financë dhe te menaxheri direkt i përdoruesit.
  • Në bashkëpunim me Menaxherin e Prokurimeve drafton Urdhërat e Blerjeve për çdo pjesë këmbimi apo shërbim servisi që nevojitet, duke komentuar për çdo rast specifikat.
  • Mban dhe administron dokumentacionin financiar në lidhje me detyrat që mbulon.

KRITERET KRYESORE

  • Edukimi: Të ketë mbaruar universitetin
  • Gjuhë të huaja: Anglisht
  • Të jetë i komunikueshëm
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

Afati i fundit i aplikimit është data 24 Maj 2024, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Plotësimi dhe hedhje e kontratave në Kërkim online për portofol klientësh të agjentëve dhe shpërndarja e tyre.
  • Marrja në telefon e klientëve për pagesat mujore.(Churn)
  • Raporte për klientët e biznesit.(faturuat,pagesat) Ndjekja e instalimeve për biznesin.
  • Marrja në telefon e klientëve që hasin probleme me shërbimin, zgjidhja e tyre me departamentet përkatë
  • Komunikim nëpërmjet emaileve sipas kërkesave të klientë
  • Mirëmbaj marrëdhëniet me klientë
  • Percjell informacion,analiza, dhe përmbledhjet ditore të aktiviteteve të punës drejtuesve të kompanisë.
  • Zgjidh çdo problematikë apo ankesë të klientëve që vijnë nëpërmjet telefonit,suportit,shitjeve,financës etj.
  • Ofron informacion për shërbimet,çmimet sipas kërkesave të klientëve;
  • Ndihmon stafin e shitjeve me dokumentacionet e nevojshme si oferta, kontrata.

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit hr@digicom.al

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

DETYRAT KRYESORE

  • Prezanton, promovon dhe shet produkte/shërbime duke përdorur argumenta të forta.
  • Analizon kërkesat e klientëve potencial për të përmbushur nevojat e tyre.
  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie profesionale me klientët.
  • Përshpejton zgjidhjen e problematikave dhe ankesave për të maksimizuar kënaqësin e klienteve.
  • Arrin objektivat dhe rezultatet e shitjeve të dakortësuara.
  • Koordinon procesin e rregjistrimit të klientit në CRM me departamentet e tjera.
  • Zgjedhja në bashkepunim me ekipin e shitjes të territorit të caktuar ku do të bëhët promovimi.
  • Mbledhja e kontakteve në terren (bazuar ne targetin ditor)
  • Raportimi i të dhënave ditore te supervizorja e shitje.
  • Follow up i kontakteve të portofolit të  tij.
  • Ndjekja e takimeve ditore.
  • Kryerja  e negociatave për nënshkrimin e kontratave me klientët në stendë ose takim.
  • Sugjeron produkte të reja për të plotësuar kërkesat specifike të klientëve.

KRITERET KRYESORE

Edukimi: Te kete mbaruar universitetin
Gjuhe te huaja: Anglisht,
Të jetë i komunikueshëm.
Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë.
T’u përshtatet orareve të ndryshme të punës.
Të ketë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët.
Përshpejton zgjidhjen e problematikave dhe ankesave për të maksimizuar kënaqësinë e klienteve.
Raportimi i të dhënave ditore te supervizorja e shitjeve.
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

DETYRAT KRYESORE

  • Monitorimi dhe mirembajtja e sistemeve aktuale.
  • Krijimi i moduleve, raporteve, skripte te ndryshme sipas kerkesave.
  • Analize, optimizimi i sistemit aktual dhe/ose sistemeve te reja

KRITERET KRYESORE

  • Te kete diplome universitare (preferohet ne fushen e TIK)
  • Eksperience te pakten 3 vjet ne programim Php, Mysql,JS.
  • Eksperience pune me sherbimet web
  • Eksperience pune me SugaCrm ose vTiger (perben nje plus)
  • Eksperience me modulet e ndryshme sipas funksioneve te kompanise (finance, faturim, magazine, suport klienti, etj)
  • Eksperience pune me sisteme operues server Windows, Unix, Linux, etj
  • Eksperience ne integrimin e sistemeve te ndryshme
  • Te kete aftesi krijuese
  • Te jete i afte te pershtatet ne nje ambjent ne ndryshim te vazhdueshem
  • Te jete i afte te respektoje afatet e punes
  • Te jete i afte te punoje ne grup
  • Te jete njohes i mire i gjuhes Angleze

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit hr@digicom.al

Afati i fundit i aplikimit eshte data 01 Janar 2024, ora 17:00.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

DETYRAT KRYESORE

  • Zhvillon, zbaton dhe monitoron kanalet e komunikimit të marketingut si: TV media, radio, banderola në internet, OOH, marketing me e-mail, printim, tregtim dhe ngjarje.
  • Kontribuon me ide dhe zgjidhje për të përmbushur objektivat e biznesit.
  • Bashkepunon me agjenci reklamash për të krijuar fushata marketingu, spote dhe prodhime radiofonike, dizajne kreative, fushata dixhitale etj.
  • Bashkëpunon me departamente të shumta për të mbështetur proceset dhe përditësimet e fushatës.
  • Analizon tendencat e industrisë dhe monitoron aktivitetet e konkurrentëve për të identifikuar mundësitë e reja të marketingut.
  • Zhvillon dhe krijon materiale marketingu dhe siguron që udhëzimet e markës janë përmbushur.
  • Shkruan, korrigjon dhe modifikon përmbajtjen krijuese dhe teknike në mjete të ndryshme komunikimi.
  • Analizon dhe raporton mbi performancën dhe efikasitetin e fushatave.
  • Ndihmon me planifikimin dhe përgatitjen për ngjarje dhe panaire, koordinimin e prodhimit të materialit, përgatitjen e ekspozimit dhe shpërndarjen e materialeve.
  • Detyra të tjera të lidhura sipas detyrës

KRITERET KRYESORE

  • Diplomë në Marketing, Biznes ose një fushë të ngjashme.
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë në marketing.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për analizën e të dhënave.
  • Aftësi të forta komunikimi.
  • Aftësi në shkrim dhe redaktim të përmbajtjes me vëmendje në detaje.
  • Aftësi të forta për prioritizimin, organizimin dhe menaxhimin e projektit.
  • Njohës i mirë i gjuhës Angleze .

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

Afati i fundit i aplikimit është data 03 Janar 2024, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

DETYRAT KRYESORE

  • Koordinon dhe bashkërendon punën dhe informacionet e nevojshme në lidhje me trajtimin e debitorëve të këqinj me ekipin e Borxhit të Keq si dhe me njësitë dhe departamentet e përfshira në këtë proçes.
  • Ndjek dhe kontakton debitoret për të rikuperuar detyrimet e pa paguara.
  • Negocion për afatet dhe planet e pagesës.
  • Përgatit dhe mirëmban raportet për të gjithë hapat e ndjekur në proçesin e trajtimit të debitorëve të këqinj.
  • Përgatit dhe rakordon raportet sipas frekuencave përkatëse duke përditësuar të dhënat për statusin e klientëve.
  • Punon në terren në rastet kur është e nevojshme në lidhje me mbledhjen e pajisjeve në trajtimin e debitorëve të këqinj.

KRITERET KRYESORE

  • Edukimi: Të ketë mbaruar universitetin
  • Gjuhe të huaja: Anglisht
  • Të jetë i komunikueshëm
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë
  • Të ketë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al

Afati i fundit i aplikimit është data 30 Janar 2024, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Nëse jeni të interesuar për një nga pozicionet që janë të hapura, ju lutem dërgoni CV tuaj nëpermjet formës që shfaqet në çdo aplikim.

Ne do ju kontatojmë për një intervistë në rast se profili juaj përputhet me kërkesat e pozicionit.

Pas intervistës vetëm  kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm.

 

Ju urojmë suksese